Spektakël nga Sassuolo, Lauriente vendimtar duke mundur Atalantën

Sassuolo pritës gjunjëzon Atalantën në “Mapei Stadium”, me rezultatin vendimtar 1-0 me golin e Lauriente. Këtë sfidë kishit mundësi ta ndiqnit live në Oversport dhe Tibo.

Ndeshja nisi në mënyrë mjaft të mirë nga Sassuolo, të cilët kërkuan në shumë raste golin, por mbrojtja e Atalantës nuk i lejoji. Momenti më delikat për bergamaskët në këtë pjesë të parë erdhi nga gjyqtari kryesor.

Ky i fundit, ndëshkoi Joakim Maehle me karton të kuq pas një ndërhyrje të bërë në dëm të Berardi duke lënë Atalantën me një lojtar më pak. Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë mes Sassuolos dhe Atalantës nisi me të njëjtin ritëm për vendasit. kësaj radhe nisi me Sassuolo të cilët prishën ekuilibrat e këtij takimi me një supergol, të shënuar nga Lauriente. Përpjekjet e Atalantës për të barazuar shifrat, u ndaluan nga Sassuolo të cilët marrin fitoren e dytë radhazi.

Me këtë fitore, vendasit shkojnë në vendin e 15-të të Serie A duke provuar të ngjiten pas fitoreve me Milanin dhe Atalantën. Nga ana tjetër, bergamaskët zbresin në vendin e gjashtë të klasifikimit të kampionatit Italian. /oversport.tv