Bologna-Genoa ka përfunduar në barazim 2-2. Dueli i transmetuar direkt në Oversport ka dhuruar emocione të forta, edhe pse në 45 minutat e para nuk pati gola. Miqtë e dhanë sinjalin që në minutën e parë, kur rrezikuan me Kallon.
Nga ana tjetër Dominguez dhe Arnautovic, ky i fundit dy herë, u munduan të ndëshkojnë Genoan dhe ta zhbllokojnë ndeshjen. Ata nuk ia dolën me sukses, por avantazhi nuk do të vononte në pjesën e dytë.
Hickey, në të 49’, nuk fali me një gjuajtje në hyrje të zonës. Festë e madhe te Bologna, por që zgjati shumë pak. Matia Destro, mjeshtër i goditjeve me kokë, e çoi topin në rrjetë pas një krosimi perfekt në zonë.
Baraspeshë për 6 minuta, ndërkohë që Genoa mund të kalonte edhe në epërsi. Sërish Destro i rrezikshëm, por portieri i Bologna, Skorupski, bëri mrekullinë duke e devijuar topin mbi vijën fatale.
Vendasit bëjnë gjithçka për të fituar dhe rrezikojnë me Arnautovic. Ata ia dolën edhe të kalojnë në epërsi sërish, pasi Sansone fito një penallti dhe sulmuesi austriak e ktheu në gol. Gjithsesi Genoa u kundërpërgjigj me Criscito, që shënoi po me 11-metërsh, pasi Kallon u rrëzua në zonë.
2-2, rezultat me të cilin u mbyll kjo ndeshje që pati edhe një tjetër episod. Trajneri i Bologna, Sinisa Mihajlovic, nuk është përmbajtur edhe është ndëshkuar me karton të kuq për fjalët e tepërta që ka thënë në minutat shtesë.
SERIE A – JAVA 5
Bologna-Genoa 2-2
Shënues: Hickey 49’, Arnautovic (pen.) 85’/ Destro 55’, Criscito (pen.) 89’
/ oversport.tv