Interi ka barazuar me Atalantën me rezultatin 2-2, në një ndeshje plot emocione dhe gola të bukur. Gjithçka nisi që në fillim, kur në minutën e pestë e zhbllokoi ndeshjen me anë të Lautaro Martinez.
Kampionët në fuqi u mundua të shënojnë edhe golin e dytë, por nuk ndodhi kështu. Malinovsky në pjesën e parë arriti të barazojë me një gol fantastik nga distanca.
Atalanta e shfrytëzoi momentin e mirë dhe e përmbysi rezultatin me Toloi. 1-2 u mbyllën 45 minutat e para, ndërsa në të dytën Interi u hodh në sulm.
Edin Dzeko vendosi baraspeshën në minutën e 71-të, ndërsa më pas për zikaltrit pati edhe një penallti. Dimarco goditi në traun e portës, duke mos mundur t’i japë epërsinë Interit.
Katër minuta më pas Atalanta shënoi, por VAR e shpëtoi Interin dhe goli i Piccoli nuk u quajt. 2-2, rezultat që u shërben rivalëve të këtyre dy skuadrave.
SERIE A – JAVA 6
Inter-Atalanta 2-2’
Shënues: Martinez 5’, Dzeko 71’ / Malinovsky 30’, Toloi 38’
/ oversport.tv