Francesco Bagnaia fiton Çmimin e madh të San Marinos, etapa e 14-të sezonale e Kampionatit Botëror të MotoGP.
Një paraqitje e shkëlqyer e pilotit Italian, që udhëhoqi garën nga fillimi deri në fund, duke arritur kështu suksesin e dytë radhazi në MotoGP.
Piloti i Ducatit trimfoi në garën e shtëpisë, pasi dueloi fort me liderin e renditjes së përgjithshme për pilotë Quartararo dhe tashmë ka ngushtuar në 48 pikë diferencën mes tyre.
Bastianini fiton një vend në podium për herë të parë në këtë kategori. Marquez renditet i katërti, ndërsa Rossi dhe Dovizioso e mbyllën garët në vendet e fundit. Ja dhe renditja në Çmimin e Madh të San Marinos: