“Spektakolare ç’po bën Barça për mua”, gazetari: Xavi përshëndeti lojtarët

Al Sadd po mundohet të mbajë spanjollin Xavi Hernandez, por gjasat që kjo të ndodhë janë të pakta, nisur nga lajmet e fundit që vijnë nga Katari.

Gazetari Walid Ziani shkruan se pas ndeshjes së sotme kundër Al Duhail spanjolli është përshëndetur me futbollistët.

Vetë Xavi ka folur dhe ka besim se do të arrihet një marrëveshje: “Po flasim. Unë kam besim, por duhet të arrijmë një marrëveshje.

Shpresoj që zgjidhja të vijë së shpejti. Që Barcelona ka ardhur këtu për mua është e pabesueshme dhe spektakolare”.

Në Doha janë Rafa Yuste dhe Mateu Alemany, zëvendëspresidenti sportiv i katalanasve dhe drejtori sportiv. Të dy kanë shkuar me misionin e qartë që të arrijnë një marrëveshje me Al Sadd për Xavi.

CEO i klubit nga Katari, Turki Al-Ali, gjithsesi frenon Barcelonën, por duhet pritur se ccfarë do të ndodhë. “Ne e mirëpresim vizitën e delegacionit nga Barcelona, i respektojmë ata.

Qëndrimi i klubit është i qartë që në fillim: ne jemi të përkushtuar që ta mbajmë Xavi dhe nuk mund ta lëmë të largohet në një moment kaq të rëndësishëm të sezonit”, ka thënë Al-Ali. / oversport.tv