Spezia befason në minutat shtesë, merr fitoren e parë kundër Venezia në transfertë

Spezia ka mposhtur në limite skuadrën e Venezia në transfertë. Kjo përballje e Serie A, që u transmetua drejtpërdrejt në Oversport, u mbyll me rezultatin 1-2.

Skuadra mike ia doli të shënonte gol që në minutën e 13-të, teksa Simone Bastoni goditi saktë në hyrje të zonës dhe topi pasi u përplas në shtyllë shkoi drejt e në rrjetë.

Goli e zgjoi nga gjumi skuadrën e Venezia, që ndaj një rivali direkt nuk mund ta pranonte humbjen. Në 45 minutat e para nuk pati gol tjetër, ndërkohë që as rastet e krijuara nuk ishin të rrezikshme.

Pjesa e dytë nisi mirë për skuadrën e Venezia, që pas një goditjeje dënimi (56’) shënoi me anë të Ceccaroni. Mbrojtësi goditi saktë me kokë dhe vendosi baraspeshën.

Vendasit ishin më kërkues, por edhe Spezia nga ana tjetër nuk dorëzohej. Rey Manaj u hodh në fushë në minutën e 71-të dhe në fund festoi fitoren, jo golin e parë me ekipin e ti.

Mehdi Bourabia shënoi në minutën e tretë shtesë për Spezian, që mori fitoren e parë në kampionat në javën e katërt. / oversport.tv