Milani ka fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 kundër Spezia, që sërish bëri një paraqitje të mirë. Kuqezinjtë dominuan dhe shënuan të parët, në fillim të pjesës së dytë me Daniele Maldinin që bëri edhe babain e tij, Paolon, të buzëqeshë nga tribuna.
Rebic në 45 minuta e para i ishte afruar golit, por pa sukses. Goli i Maldinit e çliroi Milanin dhe Leao më pas goditi shtyllë me një goditje fantastike, por fati nuk ishte me të. Maggiore kishte mundësinë më të mirë të barazuar për Spezian.
Përpjekjet e vendasve u konkretizuan në minutën e 80-të, kur Verde ndëshkoi portierin Maignan që nuk e parashikoi dot devijimin e topit nga Sandro Tonali.
Leao më pas rrezikoi dy herë portën e Spezias, por nuk shënoi dot. Pioli lëvizi në stol dhe aktivizoi Diaz, i cili realizoi golin e fitores për Milanin, që kryesojnë për momentin kampionatin e Serie A.
Serie A – JAVA 6
Spezia-Milan1-2
Shënues: Verde 80’ / Maldii 48’, Diaz 87’
/ oversport.tv