Spezia e Manajt feston triumfin e dytë, përmbys Salernitanën

Spezia ka marrë fitoren e dytë sezonale në Serie A. Skuadra e Rey Manajt, i cili u aktivizua nga stoli në duelin e sotëm, mposhti me rezultatin 2-1 Salernitanën rivale direkte.

Miqtë shënuan të parët me anë të Simy, i cili ka spikatur në sezonet e fundit me fanellën e Crotonte. Sulmuesi shënoi në fundin e pjesës së parë, që u mbyll me epërsinë e Salernitana.

Spezia ka reaguar në fraksionin e dytë të lojës dhe Strelec ishte ai që vendosi baraspeshën shumë shpejt. Kovalenko më pas realizoi edhe golin e fitores, ndërsa Rey Manaj në shtesë u ndëshkua me karton të verdhë.

SERIE A – JAVA 8
SPEZIA-SALERNITANA 2-1

Shënues: Strelec 51’, Kovalenko 76’ / Simy 39’

/ oversport.tv