Spezia fiton derbin me përmbysje dhe fut në krizë Sampdorian

Spezia fiton derbin ligur në “Picco”, pasi mposht 2-1 me përmbysjen Sampdorian në një sfidë të transmetuar live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Shënohen dy gola të shpejtë në fillimin e pjesës së parë, Sabiri zhbllokon sfidën me një goditje të bukur nga jashtë zone për miqtë, por një autogol i Murillos një minutë më pas rikthehen sërish gjithçka në ekuilibër.

Në pjesën e dytë Dragowski i mohon golin Caputos, ndërsa Audero bën një mrekulli duke pritur gjuajtjen e Ampadu. Derbi vendiset nga Nzola, që shënon në mes të pjesës së dytë. Quagliarella i afrohet barazimit në fund të sfidës, por Dragowski i mohon golin sulmuesit veteran. Për miqtë kjo ishte humbja e tretë radhazi në kampionat. / Oversport.tv