Spezia në kërkim të pikëve, Manaj mund të debutojë kundër Venezias

Spezia në kërkim të pikëve, Manaj mund të debutojë kundër Venezias

Venezia-Spezia do të përballen në stadimin “Penzo” në orën 15.00 në një sfidë të vlefshme për javën e katërt të Serie A. Vendasit arritën fitoren e parë sezonale në transfertën kundër Empolit javën e kaluar dhe sot kërkojnë t’i japin vazhdimësi këtij suksesi, duke synuar pikët e para në shtëpi në Serie A.

Lezzerini dhe Fiordilino do të mungojnë kundër Spezias, por Aramu dhe Peretz janë të gatshëm për këtë takim. Henry, autori i golit të parë sezonal kundër Empolit, pritet të luajë titulla në sulm.

Spezia ka grumbulluar vetëm një pikë në 3 takimet e para të kampionatit dhe vjen në këtë sfidë, pas 2 humbjeve radhazi. Tekniku Thiago Motta ka probleme me mungesat pasi Ebrima Colley e Kevin Agudelo nuk do të luajnë kundër Venezias.

Manaj do të jetë në stol, por shanset që të debutojë në sfidën e sotme janë të mëdha. Ky takim ashtu si të gjitha ndeshjet e Serie A do të transmetohet Live në Oversport.

Formacionet e mundshme

Venezia (4-3-3): Maenpaa; Mazzocchi, Caldara, Ceccaroni, Molinaro; Cmigoi, Busio, Heymans; Okereke, Henry, Johnsen

Spezia (4-3-3): Zoet; Ferrer, Nikolaou, Hristov, Bastoni; Kovalenko, Bourabia, Maggiore; Verde, Antiste, Gyasi.