Spikati me fanellën e Virtus Entella, tre klube të Serie B në gjurmët e bomberit shqiptar

Silvio Merkaj është një sulmues i talentuar shqiptar, që spikati sezonin që sapo lamë pas me fanellën e Virtus Entella në Serie C, ku arriti që të shënojë 16 gola, 3 prej të cilëve në ndeshjet e Play Off-it.

Virtus Entella nuk arriti që të ngjitej një kategori më lart, por sulmuesi shqiptar mund të luajë në Serie B sezonin e ardhshëm, pasi paraqitjet e tij të mira në fushën e blertë nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Në fakt janë tre klube të Serie B, Como, Modena dhe SudTirol, që shohin te Silvio Merkaj përforcimin ideal në qendrën e sulmit dhe kanë shfaqur interes për bomberin shqiptar. / Oversport.tv