11 shtatori i vitit 2001 ka ndryshuar historinë e kohëve moderne, sulmi ndaj Kullave Binjake ka lënë një shenjë në jetën e secilit prej nesh, na ka bërë më vulnerabël, më të friksuar, duke ndryshuar sjelle që më parë as nuk i mendonim.
Por, as 3000 të vdekurit që lanë pas sulmet terroriste, nuk e ndaluan sportin atë ditë 20 vite më parë: 8 ndeshje të Ligës së Kampioneve u luajtën atë mbrëmje duke hapur një polemikë të madhe në opinion.
Kishte nga ata që thoshin se ishte mungesë respekti ndaj viktimave, ndërsa të tjerët aprovonin duke thënë se ky është një reagim që tregonte forcë, sepse jeta vazhdon pavarësisht gjithçkaje.
Edhe në Formula 1, pilotët me në krye Michael Schumacher kërkuan që të mos zhvillohej Çmimi i Madh i Monzës në 14 shtator, por FIA vendosi që gjithçka të vazhdonte sipas parashikimeve. /Oversport.tv