Sprint final për Raspadorin, Napoli i vendos ultimatum Sassuolos

Napoli kërkon me ngulm të transferojë Giacomo Raspadorin nga Sassuolo, por gjithashtu nuk kërkon të rrisë ofertën. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, Aurelio De Laurentiis nuk do të shpenzojë më shumë se oferta që ka bërë dhe i ka vendosur ultimatum Sassuolos.

Bëhet fjalë për 33 milionë euro që Napoli i ka ofruar Sassuolos për të lënë të lirë talentin italian. 28 milionë euro plus 5 të tjera në formë bonusesh lehtësisht të arritshme. Te Sassuolo nga ana tjetër kërkon 35 milionë euro.

Megjithatë, në rast se gjithçka dështon, Napoli e ka gati alternativën e Raspadorit. Ai është Giovanni Simeone i cili pritet të largohet nga Hellas Verona në këtë merkato. Mediat në Itali thonë gjithashtu se Simeone mund të afrohet edhe në rast se blihet Raspadori. /oversport.tv