Sqarim për mungesën e sinjalit në ndeshjen Laçi-Partizani

Nisur nga komentet në rrjetet sociale dhe mesazhet e shumta në drejtim të Oversport për mungesën e sinjalit për minutat e para të ndeshjes Laçi-Partizani, Oversport kërkon të sqarojë opinionin publik se një dëmtim i infrastrukturës së komunikimit teknologjik ka bërë që minutat e para të pjesës së parë të mos transmetoheshin.

Kur gjithçka ishte gati për të filluar në stadiumin “Laçi” u shfaq ky defekt në infrastrukturën jashtë stadiumit, të cilin e riparuam në kohë rekord për vazhdimësinë e ndeshjes. Probleme të tilla në transmetim ka pasur dhe do të ketë gjithmonë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera.

Oversport ju kërkon ndjesë për këtë problem dhe ju njofton se ndeshja Laçi-Partizani do të ritransmetohet në vazhdim në kanalet tona.