Stadium i ri për Fiorentinën? E konfirmon vetë CEO i klubit “vjollcë”

Fiorentina po kalon një situatë të mirë dhe jo më larg se dje, ata u kualifikuan për në finalen e Kupës së Italisë. Pak para fillimit me Cremonese, CEO i “vjollcëve” Joe Barone konfirmoi se presidenti i klubit, Rocco Commisso dëshiron të bëjë një investim për një stadium të ri.

“Së pari dua të mirëpres Commisson, rikthimi i tij na jep një ndjenjë familjare dhe qetësie.” – u shpreh fillimisht Barone për “Sportmediaset”.

“Ne kemi bërë shumë në katër vitet e fundit dhe jemi në një pikë të mirë. Kemi ndërtuar një qendër të re stërvitore në dy vite, por për fat të keq, ne ende nuk kemi arritur te një stadium i ri.

Dëshirojmë të bëjmë një investim, por gjithçka është në dorën e bashkisë. Ne kemi qenë shumë afër skuadrës, po zotërojmë shumë lojtarë që po dalin nga sektori i të rinjve. E ardhmja duket premtuese.” – tha Barone. /oversport.tv

Foto: ACF Fiorentina, Twitter