Stadiumet me kapacitet 75%? Presidenti i ligës italiane: Diçka absurde dhe diskriminuese

Pas konfirmimit të lajmit se stadiumet italiane do të hapen në kapacitetin 75% të tifozëve, ka reaguar edhe presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino. I ftuar gjatë “Festivalit Sportiv” që po mbahet këto ditë në Itali, presidenti u shpreh i zhgënjyer nga vendimi dhe e quajti atë diçka absurde.

“Ne kemi luftuar gjithmonë dhe vetëm për 100% të kapacitetit. Padyshim që 75% është i mirëpritur, por është absurde të shohësh që ka 100% pjesëmarrje në kinema, në teatro dhe në stadiume kemi 75%. Për mua shifra prej 75% duhet të rritet shpejtë dhe shpresoj që për një kohë të shkurtër të arrijmë në 100% të kapacitetit.

Nëse nuk do të ndodhte, do të ishte një veprim diskriminues kundër futbollit. Vendimi diskriminues do t’i shtohej një sërë sjelljesh të tjera që nuk e kanë ndihmuar sektorin tonë gjatë kësaj peridhe të vështirë”. Kështu, Dal Pino ka dalë hapur kundër ministrisë në Itali që ende nuk po lejon stadiumet të hapin dyert për të gjithë tifozët. /oversport.tv