Stadiumet në Serie A vetëm për të vaksinuarit? Në Itali vendoset të premten

Qeveria italiane po përgatitet për një shtrëngim të masave, në rast se infeksionet në vendin fqinj do të vazhdojnë të rriten.

Vendimi do të merret të premten e ardhshme, pasi të bëhet një vlerësim i shifrave të të infektuarve me COVID-19.

Masa e parë e qeverisë është shtrëngimi i kushteve për marrjen e “certifikatës së gjelbër” për kinematë, teatrot, stadiumet, baret dhe restorantet.

Në këto ambiente me shumë mundësi do të lejohen vetëm personat e vaksinuar dhe ata që e kanë kaluar Covid-19 jo më larg se gjashtë muaj më parë.

Me tampon të shpejte apo me testin molekular nuk do të lejohej më prania e tifozëve në stadiume. Gjithsesi pritet që vendimi të merret të premten. / oversport.tv