Stadiumi i ri? Antonello: Nëse respektojnë afatet kohore do të qëndrojmë në Milano

Ka optimizëm se Milani dhe Interi do të ndërtojnë stadiumin e ri në Milano. Madje në zonën ku është stadiumi aktual, San Siro. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë CEO i zikaltër Alessandro Antonello.

I kontaktuar nga “La Gazzetta dello Sport”, Antonello shprehu dëshirën e të dyja klubeve që të qëndrojnë në Milano. Megjithatë, nuk e përjashtoi mundësinë që të zhvendosen diku tjetër.

“Këtu po flasim për zonën e San Siros. Së bashku me Milanin e kemi thënë këtë gjë në mënyrë të qartë. Më pas është edhe koha që na orienton drejt vendimeve që duhet të marrim.

Nëse i respektojnë afatet që janë caktuar në takim, nuk ka asnjë dyshim që do të qëndrojmë në San Siro. Në të kundërt, jemi të gatshëm të vlerësojmë alternativa të tjera”. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook