Stadiumi i ri në Milano, Bashkia: Ende nuk kemi gjetur gjuhën e përbashkët

Takimi midis zyrtarëve të Milanit dhe Interit me bashkinë e Milanos ka nxjerrë tym të bardhë, por njëkohësisht kanë dalë edhe disa problematika. Për këtë çështje ka folur vetë kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala.

Ai tha se palët janë në rrugën e duhur, por duhet të zgjidhen disa detaje në mënyrë që të japi një konkluzion përfundimtar për publikun. Ndërtimi i impiantit të  ri sipas tij ka ende shumë punë për të zgjidhur.

“Ka një problem ndërmjetësimi midis nevojës së kuptueshme të ekipeve për të pasur një impiant të ri dhe nevojës së bashkisë për të zbatuar rregullat e duhura. Pra ne po kërkojmë një ndërtim të qëndrueshëm, dhe të bëjmë shumë gjëra me stadiumin e ri. Megjithatë, duke marr shkas edhe nga gjithë vëmendja që qytetarët i kanë dhënë kësaj çështjeje, nuk mund të zbuloj dot më shumë se kaq. Kur të gjejmë përfundimisht një zgjidhje, që shpresoj shumë ta gjejmë, do të jetë vetë bashkia dhe dy klubet që do të bëjmë të qartë për qytetarët projektin tonë të ri”. /oversport.tv