Stadiumi i ri: Reali nuk kursehet, gati të investojë edhe 67 milion euro

Real Madrid vazhdon projektin faraonik për ndërtimin e stadiumit të ri “Santiago Bernabeu”.

Ajo që do të jetë shtëpia e re e klubit madrilen, është në ndërtim që nga viti i kaluar dhe synon që të jetë diçka më shumë se vetëm një stadium futbolli, një ambient që do të mirëpresë edhe shumë evente të tjera përveç ndeshjeve të “Los blancos”.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Projekti ambicioz ka filluar të marrë formë dhe klubi i drejtuar nga Florentino Pérez, nuk ka ndërmend që të kursehet për të ndërtuar stadiumin më modern në botë.

Sipas asaj që raporton “Sport”, klubi madrilen ka vendosur që të ndërtojë edhe një parkim në afërsi të stadiumit: një ndërtim i qëndrueshëm, por edhe modern, që do të ketë një kapacitet prej 1667 vendesh dhe do të kushtojë 67 milion euro. /Oversport.tv