Starova pranon kandidimin, garë e fortë për postin e presidentit në FSHF

Shkurti i vitit 2022 rikthen zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit. Sytë janë nga gara për president të këtij institucioni, që prej dy dekadash drejtohet nga Armand Duka.

Presidenti aktual ende nuk e ka konfirmuar se do të kandidojë për të mbetur në krye të qeverisë së futbollit në vend. I pari që e ka shpallur kandidaturën ka qenë Dritan Shakohoxha.

Mbrëmjen e djeshme është konfirmuar se edhe Sulejman Starova do të kandidojë për t’u bërë president i FSHF.

Vetë trajneri i njohur, dikur edhe Sekretar i Përgjithshëm në këtë institucion, e ka pohuar kandidimin e tij në emisionin Skaner në MCN. / oversport.tv