Startoi si titullar ndaj Kosta Rikës, Gavi futet menjëherë në historinë e Spanjës

Gavi e nis si titullar sfidën e parë që Spanja do të zhvillojë në Kupën e Botës së Katarit përballë Kosta Rikës. Kjo ndeshje e fut mesfushorin e Barcelonës në historinë e Kombëtares së Spanjës.

Në moshën 18 vjeçare e 110 ditë, Gavi bëhet kështu lojtari më i ri spanjoll që luan për Kombëtaren në një kompeticion madhor ndërkombëtar. Në këto kompeticione përfshihet Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i futbollit.

Kështu Pablo Gavi bëhet menjëherë pjesë e historisë së Spanjës që në momentin e parë që zbriti në fushën e lojës ndaj Kosta Rikës.

Foto: Selección Española de Fútbol, Twitter