Startojnë 1/8 e finales, Eurovollej rikthehet në Oversport me Poloni-Finlandë dhe Rusi-Ukrainë

Do të luhen sot dy ndeshjet e para të 1/8-ve të finales së Kampionatit Europian të Volejbollit për Meshkuj. Poloni-Finlandë dhe Rusi-Ukrainë janë dy sfidat që do të transmetohen Live dhe eskluzivisht në Oversport.

Kampionia e Botës në fuqi, Polonia, do të vazhdojë marshimin në këtë kompeticion, duke synuar sukesin në arenën kontinentale pas plot 12 vitesh. Polakët I fituan të pesta ndeshjet që zhvilluan në Grupin A dhe synojnë të arrijnë fitoren e radhës përballë Finlandës, favorizuar nga fakti që luajnë përpara tifozëve të tyre.

Me tre fitore të arritura në 5 ndeshje, Finlanda siguroi vendin e katërt në grupin C. finlandezët kërkojnë të bëjnë surprizën e madhe në sfidën që do të luhet sot në orën 20.30 në Gdansk.

Medalistja e argjentë në Olimpiadën e Tokios, Rusia do të përballet në një ndeshje derbi kundër Ukrainës në takimin tjetër të 1/8-ve të finales së ditës së sotme. Me 4 fitore dhe një humbje, rusët zunë vendin e dytë në Grupin C.

Ukraina zuri vendin e tretë në Grupin A, duke arritur 3 fitore dhe 2 humbje. Rusët janë favoritët e kësaj përballje që do të transmetohet live në Oversport në orën 17.30.