Spektakli i NBA vazhdon, ku në orët e para të mëngjesit është luajtur dhe finalja e parë e Konferencës Lindore. Përballja e parë mes Boston Celtics dhe Miami Heat ka përfunduar në rezultatin 123-116 në favor të këtyre të fundit.
Celtics e nisën takimin mjaft mirë, ku në periodën e parë të pjesës së parë arritën të fitonin me shifrat 30-28. Gjithashtu, ata bënë mirë dhe në periodën e radhës duke i mposhtur miqtë me shifrat 36-29.
Miami Heat i ndezën motorët e tyre në periodën e parë të pjesës së dytë duke fituar me rezultatin 46-25. Në periodën e fundit, Celtics arritën të fitonin me shifrat 25-20, por pa mundur dot të triumfojnë në rezultatin e përgjithshëm të finales së parë të Konferencës Lindore.
Basketbollisti më i mirë i këtij takimi ishte Jimmy Butler i Miami Heat, që arriti të realizonte 35 pikë, 5 rebound dhe 7 asiste. Pas tij në renditje ishin kundërshtarët, Tatum me 30 pikë të shënuara dhe Brown me 22. /oversport.tv