Kategoria e Parë do të nisë sot rrugëtimin e saj për edicionin 2021-2022. Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar formatin e këtij kompeticioni duke krijuar një grup të vetëm më 16 skuadra.
Shumë ekipe me traditë, shumë qytete të mëdha, që e duan futbollin militojnë në këtë kategori. Emrat e njohur si Besa, Lushnja, Apolonia, Tomori, Bylis, Erzeni apo Besëlidhja mbeten favoritë për t’u rikthyer mes më të mirave të futbollit shqiptar.
Por këtë sezon gjithçka bëhet akoma më e vështirë sepse vetëm 3 ekipe kanë mundësinë që të rikthehen në elitë.
Java e sotme do të luhet e gjitha në orën 16.00 dhe sjell disa përballje interesante që në debutim, ku spikasin sfidat Apolonia-Erzeni dhe Besëlidhja-Bylis. /Oversport.tv