Starton sot Wimbledon, për herë të parë pas 23 vitesh mungon Federer

23 vite pas debutimit në Wimbledon (në vitin 1999), tetë herë kamponi i turneut londinez, Roger Federer do të mungojë për herë të parë në këtë Slam.

Para ardhjes së tij në këtë sport, tenisi ishte shumë ndryshe por edhe e gjithë bota krahasuar me kohën ku jetojmë: nuk kishte rrjete sociale apo telefona smart.

Do të startojë sot në Londër një nga turnetë më të rëndësishëm të tenisit, por për herë të parë në 23 vite do të mungojë ai që ka qenë simboli i Wimbledon: Roger Federer. / Oversport.tv

Foto: Roger Federer Twitter