Statistika e veçantë: Kush është lojtari më i shpejtë i këtij sezoni në Serie A?

Mes numrave më të rëndësishëm të futbollit modern janë me siguri edhe të dhënat atletike që tregohen çdo javë nga Lega Serie A.

Me sensorët specifikë arrijmë të kuptojmë se sa vrapon në total çdo futbollist që zbret në fushën e blertë dhe si vrapon, ose më saktë, shpejtësia maksimale gjatë vrapimit.

Po kush është lojtari më i shpejtë deri më tani në Serie A? Shpejtësia maksimale e një futbollisti gjatë vrapimit këtë sezon është 35.56 kilometra në orë dhe këtë e ka vendosur M’Bala Nzola i Spezias në ndeshjen kundër Milanit.

Në vend të dytë në këtë renditje të veçantë qëndron Theo Hernandez i Milanit, që ka rregjistruar shpejtësinë 35.43 km/orë në ndeshjen kundër Atalantës, ndërsa podiumin e mbyll Luca Ranieri i Salernitanës, që ka vendosur shpejtësinë 35.42 km/orë në ndeshjen kundër Spezias. / Oversport.tv