Statistika të frikshme: Interi është “mbret” i Europës për golat me kokë

Gjëja më e rëndësishme është vendi i parë në kampionat. 49 pikë, një më shumë se Milani që ka zhvilluar edhe një takim më tepër. Interi i Inzaghit është gjithnjë e më i frikshëm javë pas jave.

Fjalët kanë peshë, por akoma më shumë vlerë kanë rezultatet dhe statistikat.133 goditje në porë dhe 51 gola deri tani bëjn që Interi të ketë një mesatare 2.55 gola për ndeshje. Por nuk është vetëm kjo, ekipi i Inzaghit është numri 1 në pesë kampionatet elitare të Europës për golat e shënuar me kokë.

Bastoni u bë lojtari i 16 i ndryshëm që shënon te Interi, por goli i Skriniar ishte goli i 13-të që Interi shënon me kokë. Kështu, zikaltrit janë ekipi që kanë shënuar më shumë gola me kokë në të pesë kampionatet elitare. Gjithashtu Interi ka 9 penallti të fituara këtë sezon, më shumë se çdo ekip tjetër i Serie A, si dhe më shumë gola që vijnë nga goditjet e këndit (8), përsëri më shumë se çdo ekip tjetër në Serie A. /oversport.tv