Statistika të frikshme, kush janë 5 pistat më të shpejta në MotoGP

Në vitet e fundit MotoGP ka treguar se ka arritur nivele shumë të larta, sidomos kur flitet për shpejtësinë e motorëve. “Motosprint” ka mbledhur statistikat e sezoneve të fundit dhe ka ndarë me ndjekësit se kush janë pesë pistat më të shpejta që po garohet në kampionatin botëror të MotoGP.

Pista e Dohas në “Çmimin e Madh të Qatarit” është sipas statistikave pista më e shpejtë që ka në MotoGP. Johann Zarco ka arritur shpejtësinë maksimale të motorit në këtë pistë ku ka arritur 362,4 km/h.

Po me të njëjtën shpejtësi, 362,4 km/h renditet e dyta pista e Mugello. Në këtë cirkuit është Brad Binder që ka arritur shpejtësinë e Johann Zarco.

Podiumin e mbyll pista e Barcelonës që është edhe një nga garat më të gjata në MotoGP. Shpejtësia maksimale është arritur nga Jack Miller në vitin 2021, pasi ka kapur shpejtësinë 355,2 km/h.

Në vendin e katërt renditet pista e Austin, ku sërish është Jack Miller që ka arritur shpejtësinë më të madhe. 352,9 km/h për pilotin australian.

Top 5 mbyllet nga pista e Partimao dhe po Jack Miller është piloti që ka arritur shpejtësinë më të madhe në këtë pistë. 350 km/h është maksimumi i shpejtësisë që është arritur në këtë pistë. /oversport.tv

Foto: Michelin Motorsport, Twitter