Statistika të frikshme nga Verona, vetëm Liverpooli më mirë se italianët

Goli i Caprarit në sfidën e sotme kunëdr Fiorentinës, e vendosi Veronën përkrah Liverpoolit në statistikat për ekipet ku tre lojtarë nga i njëjti ekip kanë shënuar më shumë se tre gola.

Sipas asaj që raportohet nga OPTA, Hellas Verona u bë klubi i dytë në pesë kampionatet më të rëndësishme europiane që ka tre lojtarë me mbi 10 gola këtë sezon. Për italian deri më tani, Simeone ka shënuar 15 gola, ndërsa Barak dhe Caprari nga 10 gola.

Më mirë se italianët është vetëm ekipi i Liverpool. Treshja e besuar nga Kopp, Mane, Salah, Jota kanë kapur dy shifra secili për golat e shënuar. Më konkretisht, Salah ka shënuar 19 gola ndërsa Jota dhe Mane nga 12 gola. /oversport.tv