Statistikat e vitit 2021 për favoritët e Topit të Artë, shifra të frikshme të Lewandowskit

Faqja e njohur sportive “transfermarkt.com” ka analizuar statistikat e vitit 2021 të pesë kandidatëve kryesorë për të fituar Topin e Artë këtë sezon.

Cristiano Ronaldo, 36 vjeç, me vlerën aktuale në treg 45 milion euro ka zhvilluar 54 ndeshje në këtë vit kalendarik dhe ka arritur të shënojë 42 gola.

Një tjetër sulmues, Mohamed Salah, 29 vjeç, me vlerën aktuale në treg 100 milion euro ka shënuar 32 gola në 47 ndeshje që ka luajtur gjatë vitit 2021.

Robert Lewandowski, 33 vjeç, me vlerën aktuale në treg 60 milion euro ka gjetur rrugën e rrjetës 59 herë në 49 takime që ka luajtur me Bayernin këtë vit kalendarik.

Lionel Messi, 34 vjeç, me vlerën aktuale në treg 80 milion euro, ka shënuar 40 gola me fanellën e Barcelonës dhe PSG-së në 51 ndeshje të luajtura gjatë vitit 2021.

Një tjetër favorit për fitimin e trofeut, Karim Benzema, 33 vjeç, me vlerën aktuale në treg 25 milion euro ka shënuar 37 gola në 52 ndeshje që ka luajtur me Realin e Madridit këtë vit kalendarik.

“Statistikat flasin qartë. Kush duhet ta fitojë Topin e Artë?”, pyet faqja e njohur sportive. / Oversport.tv