Kush e ka fituar më shumë ndeshje derbi mes Lazios dhe Romës? Është kjo pyetja më e shpeshtë e tifozëve dhe për momentin statistikat flasin qartë dhe thonë se sukseset e Romës janë më të shumta.
Në 154 ndeshje të luajtura në Serie A, Roma ka arritur 55 fitore, Lazio 39 fitore, ndërsa 60 takime kanë përfunduar në barazim.
Lazio nuk ka pësuar humbje në 4 ndeshjet e fundit që ka qënë skuadra pritëse e derbit. Vetëm në 2 raste skuadra bardhekaltër ka evituar humbjen për 5 ndeshje radhazi: në vitin 2000 dhe në vitin 1947.
Lazio ka 15 ndeshje radhazi që nuk humbet në Serie A kur luan në shtëpi.
Roma ka shënuar gol në 9 ndeshjet e fundit në kampionat.
Roma e ka ruajtur portën të paprekur vetëm në një rast, në 9 transfertat e fundit në kampionat, duke pësuar të paktën 2 gola në 8 transfertat e tjera.
Dygolëshi i fundit i Luis Albertos në Serie A ka ndodhur në janar të 2021 kundër Romës.
Jordan Veretout ka shënuar vetëm një tregolësh në Serie A, pikërisht kundër Lazios, por me fanellën e Fiorentinës në vitin 2018. /Oversport.tv