Statistikat “masakrojnë” Solskjaer, asnjë trofe dhe 41 humbje në 3 vite

Statistikat masakorojnë Ole Gunnar Solskjaer në aventurën e tij 3-vjeçare në krye të skuadrës së Manchester United. Tekniku norvegjez ka koleksionuar 41 humbje gjatë kohës që ka qenë i ulur në pankinën e “djajve të kuq” dhe nuk ka fituar asnjë trofe.

Gjatë drejtimit të Solskjaer, Manchesteri ka humbur 4 herë në derbin kundër Manchester City, është mposhtur 3 herë nga Liverpool, Arsenal dhe Leicester dhe dy herë nga Crystal Palace, West Ham, Watford dhe Wolverhampton.

Sikur të mos mjaftonin gjithë këto humbje, “djajtë e kuq” janë dorëzuar edhe përballë skuadrave të ashtuquajtura modeste si: Cardiff, Bournemouth, Sheffield United, Basakshehir, Astana dhe Young Boys. /Oversport.tv