Lazio është skuadra më të cilën Milani ka barazuar më shumë në Serie A, plot 59 ndeshje. 67 janë sukseset e kuqezinjve dhe 30 fitoret e bardhekaltërve në 156 ndeshje të luajtura.
Kuqezinjtë kanë shënuar 247 gola kundër Lazios, vetëm përballë Fiorentinës (253) kanë shënuar më shumë në kampionat.
Milani ka humbur vetëm 1 nga 31 ndeshjet e fundit shtëpiake që ka luajtur kundër kryeqytetasve.
Kuqezinjtë mund të fitojnë 3 ndeshjet e para të Serie A për të dytin sezon radhazi.
Lazio ka shënuar 9 gola në dy ndeshjet e para të këtij kampionati, një rekord për bardhekaltërit në Serie A. Vetëm në 2 raste, Lazio ka arritur të fitojë 3 ndeshjet e para të Serie A: sezoni 1974/1975 dhe 2012/2013.
Ciro Immobile ka shënuar 7 gola në 13 ndeshjet që ka luajtur kundër kuqezinjve në Serie A, 6 prej tyre me fanellën e Lazios.
Daniele Chiffi do të jetë gjyqtari I këtij takimi. /Oversport.tv