Stefano Pioli merr një lajm të mirë, Florenzi lë infermierinë para derbit

Stefano Pioli ka marrë një lajm të mirë. Mbrojtësi Alessandro Florenzi është bashkuar me skuadrën në seancën e sotme stërvitore.

Anësori i krahut të djathtë kishte bërë një ndërhyrje në meniskun e gjurit të majtë dhe mund të grumbullohet në derbin kundër Interit.

Florenzi mund të jetë një alternativë e rëndësishme, pasi në duelin ndaj kampionëve në fuqi të Italisë do të mungojë i pezulluar Theo Hernandez. / oversport.tv