Stefano Pioli ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të sfidës Milan-Atalanta, që do të transmetohet live në Oversport. Tekniku italian e nisi fjalën e tij mbi gjendjen e Ibrahimovic:
“Nesër është ditëlindja e Ibrës, por rruga e tij nuk ka përfunduar. Nuk e di sa vite mund të luajë akoma, për entuziazmin e tij mund të them gjithashtu se ai mund të luajë përgjithmonë. Me atë mentalitet Zlatan kalon çdo vështirësi. Ai ka një motivim dhe pasion për këtë sport vërtet të pabesueshëm. Unë do të doja t’i jepja jetëgjatësi, nëse do të mund t’i bëja një dhuratë do ta zgjasja karrierën e tij sa më shumë që të ishte e mundur”.
Ndërkohë përsa i përket kushteve ku ekipi ndodhet Pioli tha: “Ne jemi mirë, kishim ditët e duhura për t’u rikuperuar. Luajtëm shpesh, por kjo vlen edhe për kundërshtarët tanë. Këto ndeshje të luajtura na kanë marrë shumë, por edhe na kanë dhënë. Ne do të përpiqemi ta interpretojmë lojën në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Ai u ndal edhe tek loja e ekipit të Atalantës dhe fillimi i këtij sezoni: “Vitet e fundit, Atalanta nuk kishte ritmin e zakonshëm në ndeshjet e tyre të para, por më pas ata e rrisin cilësinë e lojës. Unë e pashë me vëendje ndeshjen kundër Interit, ishte spektakolare.
Ata janë një ekip i fortë në të gjitha aspektet, taktikisht , teknikisht, fizikisht. Unë pres një Atalanta të vendosur, të plotë. Nesër do të jetë një ndeshje e Ligës së Kampionëve, unë pres një ndeshje në të cilën do të luhet me shumë cilësi”.
Tranjeri kuqezi foli edhe për zgjedhjet që i duhet të bëjë për këtë ndeshje: “Bennacer mund të luajë si trekuartist, Kessie gjithashtu mund të luajë. Nesër do të kem Messias në dispozicion për herë të parë, i cili mund të luajë atje dhe në të djathtë. Ne duhet të bëjmë zgjidhjet më të mira për çdo pozicion. Giroud do të jetë në 100% edhe pse problemi me shpinën nuk është zhdukur ende plotësisht”.
Përsa i përket krahut të majtë të sulmit Pioli ironizoi dy lojtarët e tij Leao dhe Rebic: “Ata të dy ndihen si pronarë. Ata bëjnë mirë, për mua ata janë dy lojtarë të mëdhenj. Ne do të shohim lojë pas loje. Do të ketë mundësi që të gjithë të luajnë, e rëndësishme është që të gjithë të japin më të mirën, pavarësisht minutave”. / oversport.tv