Stellini rrezikon shkarkimin pas turpërimit nga Newcastle, Tottenhami piketon teknikun e ri

Nuk ka paqe në pankinën e Tottenhamit. Pas shkarkimit të Antonio Contes, stoli i “gjelave” iu besua përkohësisht zëvendësit të italianit, Cristian Stellini.

Por pas humbje së thellë përballë Newcastle 6-1 në fundjavë edhe pozicioni i teknikut Stellini është vendosur seriozisht në dyshim.

Sipas “The Athletic”, tekniku italian pritet që të shkarkohet nga detyra dhe në vendin e tij në krye të pankinës së Tottenhamit do të ulet Ryan Mason për pjesën e mbetur të sezonit. / Oversport.tv