Stephan El Shaarawy dhe Ludovica Pagani, pushime romantike në Spanjë

Stephan El Shaarawy dhe Ludovica Pagani janë të lidhur akoma bashkë. Çifti, që nuk kanë dalë asnjëherë hapur zyrtarisht, ka përgënjeshtruar lajmet e fundit të gossipit përmes një “story” në Instagram.

Si lojtari edhe prezantuesja bukuroshe kanë ndarë pamje nga të njëjtat vende, madje Pagani ka postuar një video ku të dy ecin dorë për dore.

Të dy kanë përfituar nga pushimi i Serie A për të bërë një arratisje romantike në Spanjë.

Më parë në Tenerife dhje më pas në Barcelonë. Historia e dashurisë e nisur rreth një vit më parë, vazhdon.