Sterling: Fitimi i një trofeu është objektivi i vetëm i Anglisë

“Ka akoma njerëz që na përgëzojnë dhe na urojnë, por nuk ka ndonjë arsye për të na uruar, sepse nuk kemi fituar asgjë.

Kjo është gjëja më e bukur e skuadrës sonë, ne nuk kënaqemi vetëm duke u paraqitur mirë. Nuk mund të kënaqemi vetëm me rezultate pozitive dhe me spektaklin që ofrojmë për vendin tonë, ne duam që të fitojmë trofe.

Ky është mentaliteti i skuadrës tani, e uritur për të fituar trofe”, ka deklaruar Raheem Sterling, duke konfirmuar se objektivi i Anglisë është që të fitojë një trofe me peshë.

Sulmuesi i Manchester City dhe kombëtares angleze ka folur për “Sky Sports” në prag të ndeshjeve eleminatore të Kupës së Botës që “tre luanët” do të zhvillojnë këtë muaj.

Sterling i rikthehet finales së humbur përballë Italisë në Euro 2020: “Shkuam deri në finale, por ne donim të fitonim, që të shkruanim historinë. Besoj se ky është mesazhi që Gareth Southgate, na ka dhënë që ditën e parë që mori drejtimin e skuadrës”. /Oversport.tv