Stoli i Thiago Mottas fillon të dridhet, të martën vendoset e ardhmja e teknikut

Humbja e thellë 4-0 në trasfertën e Veronës, duket se ka lëkundur pozitat e teknikut Thiago Motta në krye të pankinës së Spezias. Skuadra ka koleksionuar tre humbje radhazi në kampionat dhe tashmë e sheh veten në vendin e parafundit në renditje.

Drejtuesit e klubit synojnë që t’i japin akoma besim trajnerit, duke shpresuar që periudha e pushimit në kampionat t’i shërbejë skuadrës për të rimarrë veten.

Gjithsesi të martën do të ketë një takim mes Thiago Mottas dhe drejtuesve të klubit për të kuptuar nëse qëndrojnë kushtet për të vazhduar bashkëpunimin mes palëve, në të kundërt drejtuesit e Spezias do të fillojnë të kërkojnë një trajner të ri.

Rolando Maran, Marco Giampaolo dhe Davide Nicola janë tre emrat që lakohen për të marrë drejtimin e pankinës së Spezias. /Oversport.tv