Strakosha fiton vendin e titullarit, Immobile mban në ankth Lazion

Shpërthen alarmi në kampin e Lazios, pasi Ciro Immobile ka munguar në stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes kundër Genoas.

Gjatë pasdites skuadra e Sarrit ka zbritur në fushë për ti dhënë dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e nesërme dhe mungesa e madhe ka qenë pikërisht bomberi bardhekaltër, që ka pasur shqetësime gastrointestinale.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Vetëm gjatë ditës së premte do të shohim nëse sulmuesi do ia dalë që të jetë në fushë kundër skuadrës së Shevchenkos. Tekniku bardhekaltër po mendon të gjitha alternativat dhe nëse Immobile nuk ia del, atëherë Sarri mund ti besojë edhe një herë Muriqit ose të përdorë Pedron si nëntë fallse.

Përsa i përket Strakoshës, duket se portieri shqiptar ka fituar besimin e teknikut dhe do të nisë ndeshjen kundër Genoas që nga minuta e parë. / Oversport.tv