Strakosha ka marrëveshje me Lotiton, por kërkesa e Sarrit komplikon gjithçka

Rinovimi i Thomas Strakoshës me Lazion është komplikuar ditët e fundit pavarësisht faktit se ai dhe Lotito kanë gjetur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, portieri është i gatshëm të rinovojë kontratën me Lazion nëse atij i garantohet një vend titullari.

Mirëpo, gjithçka është komplikuar pas kërkesës që trajneri Sarri i ka bërë drejtuesve të klubit. Ai i ka komunikuar Lotitos se dëshiron të ketë një tjetër titullarë në portë dhe për rrjedhojë, marrëveshja midis Strakoshës dhe Lotitos mund të bjerë.

Dy kërkesa këto që bien ndesh me njëra tjetrën dhe Lotito e Tare nuk kanë marrë ende një vendim. Megjithatë, në diskutim është edhe rinovimi i Maurizio Sarrit me Lazion, që është një faktor kyç tek e ardhmja e Thomas Strakoshës në kryeqytetin italian. /oversport.tv