Strakosha larg Lazios, Tare po mendon të afrojë portierin italian

Thomas Strakosha dhe Lazio mund të ndajnë rrugët në përfudimin e këtij sezoni. Portieri shqiptar ka kohë që e ka humbur vendin e titullarit dhe Lazio po mendon për alternativa të tjera në vend të tij.

Sipas “La Repubblica”, Igli Tare po mendon të afrojë sezonin e ardhshëm portierin e Sassuolo, Andrea Consigli. Atij i skadon kontrata në fund të sezonit dhe për ekipin kryeqytetas do të ishte një transferim pa shumë shpenzime.

Sakaq, edhe Strakoshës i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe në rast se drejtuesit afrojnë Consigli, atij do t’i duhet të gjejë një ekip tjetër. Megjithatë, gardianit “kuqezi” pritet ti jepet edhe një shans i fundit për të ndryshuar mendimin e trajnerit. Ai mund ta nisë titullar ndeshjen ndaj Interit në fundjavë dhe koha që Strakosha të tregojë veten tek Lazio ka nisur. /oversport.tv