Strategjia e Interit për Bremer, Marotta po punon që të bindë Torinon

Nga shitja e Skriniar në arkat e Interit do të vijë një thesar i madh, një pjesë e të cilit mund të investohet në merkato.

Emri i parë në listën e dëshirave të teknikut Simone Inzaghi është mbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, Marotta po punon për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe në të njëjtën kohë të kënaqë kërkesat e Torinos.

Interi do të propozojë një huazim me detyrim blerjeje me vlerën 30 milionë euro, ndërsa presidenti Cairo aktualisht e vlerëson rreth 40 milionë euro kartonin e lojtarit. / Oversport.tv