Strategjia e Manchester United: Ronaldo dhe Varane tentojnë të bindin Zidane

E ardhmja e Solskjaer në krye të pankinës së Manchester United vazhdon të jetë në dyshim dhe nga Anglia shtohen zërat se do të jetë Zidane zëvendësi i tij në krye të “djajve të kuq”.

Sipas asaj që shkruan “Sunday Times”, klubi anglez po bën gjithçka që të bindë ish-trajnerin e Realit të Madridit, që aktualisht është pa skuadër, që të marrë drejtimin e Manchester United, pasi Solskjaer tashmë ka humbur besimin e drejtuesve dhe të lojtarëve.

Por, duket se për momentin francezi nuk është bindur plotësisht për projektin e United. Sipas shtypit britanik, drejtuesit e Manchetsrit kishin si alternativë të parë Antonio Conten, që zgjodhi të bashkohet me Tottenhamin. Në listë janë edhe Erik ten Hag dhe Brendan Rodgers, por e gjithë vëmendja aktualisht është tek Zidane.

Klubi po mundohet që të përdorë Cristiano Ronaldo dhe Varane, dy lojtarë me të cilët tekniku ka marrëdhënie shumë të mira, që ta bindin që të pranojë ofertën. Të tre kanë punuar më parë bashkë dhe Manchesteri kërkon ti bashkojë sërish. / Oversport.tv