Struga dhe Renova sulmojnë kreun në Maqedoninë e Veriur, Akademija e para

Shkëndija kampione e Maqedonisë së Veriut luan pas dy ditësh në derbi me Shkupin, por sot sërish protagoniste kanë qenë skuadrat shqiptare. Struga po kalon një moment shumë të mirë dhe ka marrë sot një fitore dramatike kundër Skopje.

Në minutat shtesë Galevski realizoi golin e fitores, që e ngjit Strugën në vendin e dytë pas Akademija Pandev. Me tre pikët nga fusha sot ka dalë edhe Renova, që pozicionohet në vendin e tretë në klasifikim.

Skuadra nga Tetova ia doli të fitonte në transfertë, kundër Tikves, me rezultatin e pastër 2-0. Emran Ramadani shënoi golin e parë për Renovën, kurse Remzifaik Selmani të dytin në minutat shtesë.

MAQEDONIA E VERIUT, LIGA I – JAVA 6

Struga-Skopje 1-0
Shënues:
Galevski 94’
Tikves-Renova 0-2
Shënues:
Ramadani 24’, Selmani 94’
Akademija Pandev-Makedonija GP 4-1
Borec-Pelister 2-1
Rabotnicki-Bregalnica 2-0

/ oversport.tv