Shkëndija ka triumfuar me vështirësi kundër Tikves, me rezultatin 2-1, dhe ruan ritmin e Shkupit kryesues dhe Akademija Pandev.
Kuqezinjtë shënuan të parët sot me Doriev, kurse miqtë barazuan me Varelovksi. Shkëndija nuk u dorëzua dhe në shtesë me Nafiun realizoi golin e fitores.
Struga është mposhtur nga Akademija Pandev, 0-1, dhe diferenca e këtyre të fundit me Shkupin e vendit të parë mbetet 10 pikë.
LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 23
Akademija Pandev-Struga 1-0
Shënues: Sharkoski 12’
Bregalnica-Borec 3-0
Makedonija GP-Skopje 1-1
Shkëndija-Tikves 2-1
Shënues: Doriev 21’, Nafiu 90+1’ / Varelovksi 75’
Foto: KF Shkendija, Facebook