Studimi i CIES: Vinicius lojtari më i shtrenjtë në botë, Lautaro “mbret” i Serie A

Sipas një studimi të kryer nga CIES, Vinicius Junior është lojtari më i vlefshëm në botë bazuar në disa parametra të marrë në konsideratë, si mosha, kohëzgjatja e kontratës, statistikat, niveli ekonomik i klubit dhe niveli i kombëtares. Ai vlerësohet në shifrën 166 milionë euro.

Nicolò Barella është italiani më i vlefshëm, me vlerë 91.6 milionë, i ndjekur nga Federico Chiesa me 86.7 dhe Gianluigi Donnarumma, portieri më i shtrenjtë në botë, me 82 milionë.

Lautaro Martinez është lojtari më i shtrenjtë në në Serie A (93.4 milionë euro), i ndjekur nga Barella dhe Chiesa. Elmas është lojtari më i shtrenjtë i Napolit (75.1) ndërsa Théo Hernandez i Milanit (62.5). /oversport.tv