Suarez: Koeman më hoqi për 40 sekonda, s’pati personalitet për të vërtetën

Luis Suarez është rikthyer të flasë për largimin nga Barcelona dhe komunikimin që ka pasur me trajnerin Ronald Koeman. Sulmuesi uruguaian, i cili po spikat ende me Atletico Madrid, në bisedën me gazetarin Gerard Romero në kanalin e tij në Twitch, është shprehur:

“Telefonata e Koeman për të më thënë se nuk ishte në planet e tij zgjati 40 sekonda. Nuk është kjo mënyra për t’i thënë lamtumirë një legjende.

Fillimisht më tha se nuk ishte në planet e tij dhe më pas më tha se nëse nuk e zgjidh kontratën, do të luajë kundër Villareal. Atij i mungonte personaliteti për të më thënë qartë nëse nuk më donte klubi apo nuk më donte ai vetë.

Ishin ditë të vështira për shkak të çdo gjëje që kisha dhënë për klubin. Fola me Sofian, bashkëshorten time dhe me Leon pas asaj telefononte.

Ishte një vit shumë i komplikuar nga gjithçka ndodhi. Messi kërkoi të largohej, kurse unë po dëbohesha. Të dyja familjet tona kishin një periudhë shumë të keqe”, është shprehur mes të tjerash Suarez. / oversport.tv