Luis Suarez nuk po kalon një moment të mirë tek Atletico Madrid dhe kohët e fundit ka pasur shumë zëra për një largim nga Spanja.
8 golat në 24 ndeshje nuk mjaftojnë dhe në verë ai mund të largohet me parametra zero.
Inter Miami është një nga skuadrat që interesohet për shërbimet e sulmuesit uruguaian.
Amerikanët nuk janë të vetmit në garë. “Sport” në Spanjë shkruan se edhe brazilianët e Corinthias kanë kërkuar informacion për të. / oversport.tv